
Vëllai i Pëllumb Metës: Blerina më ka vrarë dhe nënën, vdiq papritur

Vëllai i Pëllumb Metës ka hedhur dyshime duke thënë se vëllanë e vrau bashkëshortja e tij, Blerina Meta. Ai theksoi se për këtë të fundit është i bindur se ka vrarë dhe nënën e tij pak vite më parë.
Mes tjerash ai tregoi se familja e tij me familjen e të vëllait Pëllumb Meta, nuk kishin hyrje dalje dhe sipas tij shkak për këtë është bërë po Blerina.
Vëllai i viktimës tregoi dhe rastin kur Blerina kishte ikur nga shtëpia e burrit dhe kishte shkuar të shtëpia e prindërve për t’u kthyer pak ditë më vonë.
“Nëna e saj ka vrarë vjehrrën dhe ka plagosur burrin. Ka dashur t’i vras të dy.
Se ca halli ka pasur nuk e di. Nusja e Pëllumbit nuk na respektonte. Vëllai nuk është ankuar asnjëherë për nusen.Nuk kam shkuar për t’i bashkuar.
Më erdhi vëllai dhe më tha se nëse ka shkuar Blerina te shtëpia ime, i thashë jo. Më tha se ka ikur nga shtëpia. Nëna ime vdiq atë vit, ato muaj. Unë jam një milion % se ajo e ka mbytur, më iku nëna tak tak. Tha do ta gjejë.
I thashë përveç shtëpisë së vet nuk ka ku të shkojë tjetër. Unë i thashë vëllait mos shko me e marrë. Shkova te shtëpia e miqve, kishte fejuar vëllanë nusja e Pëllumbit. Kur na përcollën nëna e Blerina Metës, na tha hë se nuk e keni njohur ende.
Blerina erdhi pas disa ditësh në shtëpi. Nuk kishim hyrje dalje familjare, vëllai nuk dilte prej gruas. Nusja na shmangu të gjithëve. Shtetit i bëjë thirrje. Unë për vete dyshoj vetëm tek e ëma”, – tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas.
Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt.
Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128