Vëllezërit shqiptarë në SHBA hyjnë në Guiness

5 Prill 2024, 20:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vëllezërit shqiptarë në SHBA hyjnë në Guiness
Ata janë të njohur nëpër botë për akrobacitë e tyre në SHBA  “America’s Got Talent” dhe më pas në Spanjë. Por vëllezërit akrobatë shqiptar Arnold dhe Artan Balla kanë hyrë në librin Guiness përmes një rekordi të ri që kanë vendosur.

Ata kanë realizuar më 3 Mars një numër akrobacie në  Nju Jork në sytë e kalimtarëve duke hyrë  histori përmes rekordit botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër për 61.95 sekonda.

Sfidë e vështirë, por të vendosur për ta përballuar. Jemi shumë të lumtur për të njoftuar se kemi vendosur Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër”, kanë shkruar vëllezërit Balla në postimin e tyre në rrjete sociale.

Në foton e publikuar, përveç certifikatës së rekordit Guiness ata kanë në duar edhe flamurin shqiptar.

Vëllezërit shqiptarë në SHBA hyjnë në Guiness

Vëllezërit shqiptarë në SHBA hyjnë në Guiness

 

Po ndodh...