Vetëvrasja e polices 21-vjeçare/ Arrestohet i dashuri i saj, i riu kishte fshirë disa...

25 Maj 2024, 10:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vetëvrasja e polices 21-vjeçare/ Arrestohet i dashuri i saj, i riu

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën, ku një efektive 21-vjeçare vrau veten me armën e shërbimit, u arrestua nga policia i dashuri i saj.

Ai akuzohet për veprën penale pengimi i zbardhjes së të vërtetës. I dashuri, 27-vjeçari me inicialet E.N., ka fshirë disa mesazhe në telefonin e të ndjerës në komunikimet me të.

Po ashtu mësohet se babai i 27-vjeçarit po ashtu ishte polic dhe punonte në të njëjtin komisariat me 21-vjeçaren.

 

Po ndodh...