Video/ Pamjet e aksidentit të frikshëm në Ksamil

1 Qershor 2023, 09:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Pamjet e aksidentit të frikshëm në Ksamil

Dalin pamjet e aksidentit në Ksamil.

Dje një motor mbi të cilin dyshohet se udhëtonin dy minorenë është përplasur me një makinë. Pamjet po qarkullojnë në rrjet.

Në video shikohet se motori ka qenë kundravajtje dhe është përplasur "kokë më kokë" me makinën dhe dy minorenët, të cilët ishin dhe pa kaskë mbrojtëse, kanë përfunduar mbi kofanon e mjetit.

Për fat të mirë raportohet nga dëshmitarët se nuk ka viktima. Të plagosurit janë shoqëruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Video e publikuar nga JOQ.

 

 

Po ndodh...