VIDEO/ Protesta në Thumanë-Kashar, përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ja çfarë po ndodh

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë në autostradën Thumanë – Kashar.
Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradë, duke pretenduar se janë izoluar së bashku me bizneset e tyre në këto zona.
Në një moment ka pasur përplasje me banorëve dhe policisë, të cilët më pas janë ulur në mes të rrugës duke e bllokuar atë në të dyja drejtimit.
Një prej banorëve dëgjohet të bërtasë “Duam rrugë. Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep”.
Edhe në protestat e shkuara ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar protestuesit të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Kujtojmë se kjo është protesta e tretë pas ndërtimit të autostradës, ndërkohë që banorët që u prekën nga ky projekt kanë protestuar me muaj të tërë kundër ndërtimit të saj dhe kanë shprehur se nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë. Koncesioni i shtrenjë i është dhënë kompanisë "Gener 2" me pronar Bashkim Ulajn, oligark i preferuar i Ramës dhe po aq i Sali Berishës.
-
-
Shqiptari deh, përdhunon dhe torturon dy 18-vjeçare në Romë
2 Gusht, 17:37
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


