Video/ Shqiptarët në Britani pushtojnë rrugët me flamuj për 28 Nëntorin

29 Nëntor 2022, 13:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Shqiptarët në Britani pushtojnë rrugët me flamuj

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre, shkruan media britanike dailymail.

Videot e  publikuara në internet tregojnë makina luksoze si Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rover dhe Porsche 4x4 të cilat kanë bblokuar trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet. 

Në video  të ndryshme shihen burra dhe gra duke valëvitur flamurin shqiptar teksa varen nga xhamat e makinave të tyre dhe duke u rënë borive. Diku tjetër makinat xhironin gomat ndërsa vajza të reja të veshura me kostume tradicionale kërcënin në rrugë.

Fishekzjarre  u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.  Imazhet ndezën zemërim te shoferët, me disa që i cilësuan festimet si 'egoiste'. 

 

 

 

Po ndodh...

ide