VIDEO/ Tronditëse në Tiranë, djali tërheq zvarrë nënën e moshuar: Çohu moj gore

25 Tetor 2024, 10:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Tronditëse në Tiranë, djali tërheq zvarrë

Nuk kanë fund rastet tronditëse në Shqipëri.

Një ditë më parë në Fier, djali tentoi të digjte prindërit, ndërsa sot në Zall-Dajt, Tiranë, një i ri akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij.

Alban Mansaku, banor i zonës, është raportuar se ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku. Në videon e publikuar nga JOQ, ai duket teksa e tërheq zvarrë dhe përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.

Raportohet se Mansaku ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, ç’ka ka kontribuar në përkeqësimin e sjelljes së tij agresive ndaj nënës. Abuzimi raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur ndërsa në video është fiksuar vetëm një fragment i vogël i dhunës që biri ushtron ndaj nënës së moshuar.

VIDEO KËTU

Po ndodh...