Vidhte të dhënat e përdoruesve në rrjetet sociale, arrestohet në Tiranë 37 vjeçarja

23 Shtator 2022, 10:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vidhte të dhënat e përdoruesve në rrjetet sociale,

Policia ka arrestuar një 37-vjeçare në Tiranë e cila kishte hapur një llogari në Facebook me të dhënat e një gruaje tjetër.

Përpos kësaj, sipas denoncimit të bërë, ajo shkruante dhe statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme. Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se 37-vjeçarja ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e qytetares me iniciale M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale.

Pas verifikimeve të kryera 37 vjecarja është vënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Account", nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.

Përdorte të dhënat e një shtetaseje tjetër, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, vihet në pranga 37-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik të DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M. K., se një person i paidentifikuar hapte llogari në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj personale dhe të fëmijës së saj të mitur, si dhe shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Account" u ndalua, për veprën penale "Falsifikimi kompjuterik", shtetasja:

- A. K., 37 vjeçe, banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se kjo shtetase ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë????‍♂️????
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit????????
#nëshërbimtëqytetarëve????‍♂️????????‍♂️

 

Po ndodh...