Vinte nga Spanja, shqiptarja kapet me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës

Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, e cila posedonte një sasi të madhe marijuane.
Sipas Policisë, ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “El Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme. Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruara, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja.
Të dyshuarës iu gjetën pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve. Gjithashtu janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

