Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit

Sekuestrohen 31805 euro të padeklaruara në Portin e Vlorës, procedohen penalisht 2 persona, drejtues të autobusit të agjencisë së udhëtimit, ku u gjetën 4 pako me euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, njoftuan sot (23 Dhjetor) se kanë ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi.
“Në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani”, tha policia vendore.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 2 drejtuesit e autobusit, shtetasit B. K., 46 vjeç dhe S. V., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Automjeti dhe shuma e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.
-
-
Filozofia demokristiane e lënë në harresë!
23 Dhjetor, 16:27 -
-
Stuhia trazon detin Adriatik, përplasen dy tragete në Portin e Durrësit
23 Dhjetor, 16:20
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




