Vlorë/ Ushqime të pasigurta. AKU gjobit 40 subjekte
Qytetarët e Vlorës ndihen të pasigurt për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë. Ata thonë se tregjet kanë mungesë higjene ndërsa në markete janë përballur me produkte te skaduara.
“Siguri nuk kemi fare, për të qenë të sigurt unë kur jam në Itali, marr ushqime që andej. AKU-ja ka ftohtë fle gjumë”
“Këtu s’ka as kontroll asgjë fare”
“Që të rriten kontrollet në market sepse është problem serioz për shëndetin tonë, sepse ne dyshojmë shumë tek ato që hamë”
“Punë të denjë? Nuk po e bënë të plotë detyrën, përderisa ka ushqime që u fshihen datat e skadencave”
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka konstatuar shkelje në disa prej subjekteve të cilat dhe I ka gjobitur.
“Vlen të përmendet dhe për qytetarët se AKU merret me pjesën e subjekteve të cilat janë të regjistruar në QKR, ushqimi që tregtohet në mënyrë ambulante, mirë është të adresohet, një shifër vjetorë 1300 masa këshillim dhe 40 masa me gjobë. I ftoj qytetarët të denoncojnë rastet në mënyrë që ne t’i ndjekim”-tha Ani Binaj, drejtor i AKU-së.
Gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në Vlorë, pati disa raste të helmimi masiv nga ushqimi, pasojë e produkteve të tregtuara nën diell në mungesë të kushteve të tregtimit.
-
Pas 5 orësh, përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së
11 Shkurt, 16:23 -
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128