Votues me ID të skaduara, reagon OMONIA: 6157 zgjedhës të privuar, Rama refuzoi të nxjerrë aktet ligjore

Për zgjedhësit të cilët nuk janë lejuar të votojnë për shkaka të kartave të identitetit të skaduara ka reaguar edhe organizata OMONIA e degës së Himarës.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OMONIA akuzon kryeministrin Rama se refuzoi të nxjerrë aktet ligjore që do të garantonin të drejtën e votës, sikurse ka bërë në zgjedhjet e mëparshme. Sipas saj nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë të privuar nga e drejta e zgjedhjes.
Deklaratë për shtyp Omonia Dega Himarë
Qe me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himare, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumenteve të identifikimit të skaduara. Sipas OMONIA-s kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të PS, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive.
Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatëse ligjore që do te garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.
Kompania shtetërore e prodhimit të kartave te identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh.
Në total, nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

