Vrasja e Arjan Gosës, policia sekuestron armën dhe automjetin e përdorur nga Habib Rexha

Policia ka sekuestruar armën dhe makinën e përdorur nga Habib Rexha, në vrasjen e Arjan Gosës, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Kavajë.
Arma u sekuestrua pas dëshmisë së dhënë nga Rexha para grupit të hetimit, i cili tha se pistoletën e kishte hedhur në afërsi të pistës “Iliria” në Durrës. Ndërkaq, edhe automjeti i përdorur nga Rexha është gjetur po në Durrës.
31-vjeçari Rexha ka dhënë dëshminë e tij para grupit të hetimit, ku tha se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar. Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha.
“Une jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”,- ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


