Vrasja e efektivit, gazetari: Dyshohet që familja Mernica të ketë lidhje me persona të botës së krimit në Fier
Gazetari Esido Barkaj, foli në një emision televiziv për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cebalia.
Polici i ndjerë u vra me armë zjarri nga Azgan Mernica, i cili është në arrati.
Lidhur me këtë gazetari tha se as familja e as bashkëfshtarët e Azgan Mernicës nuk kanë bashkëpunuar me policinë për gjetjen e tij, ndërsa tha se ka dyshime që familja Mernica të ketë lidhje të ngushta me persona që drejtojnë botën e krimit në Fier.
Esido Barkaj: Novruz Cenalia është vrarë sapo ka dalë nga banesa e tij, 100 metra nga shtëpia. Fakti shqetësues qëndron te autori që vjen nga një familje kriminelësh…Bëhet fjalë për një familje të lidhur ngusht me krimin. Por asnjë nga familjarët nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë për vendodhjen e tij, as banorët e fshatit nuk bashkëpunojnë me policinë.. ka dyshime se familja Mernica ka lidhje të ngushta me persona që drejtojnë botën e krimit në Fier.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128