
Vrasja e Gëzim Sinomatit, Hoxha: Autorët nuk ishin nga Vlora, kishin si synim xhaxhain e tij

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku viktimë mbeti 23-vjeçari Gëzim Sinomati.
I ftuar në Top Talk, Hoxha tha se dyshohet se autorët nuk ishin nga Vlora dhe nuk e kanë njohur viktimën dhe synimi ishte xhaxhai i tij.
Gazetari tha se babai dhe xhaxhai i 23-vjeçarit kanë qenë më parë të arrestuar. Sipas tij, xhaxhi Benardi paraqet rrezik sepse Sokoli është në burg dhe mund të ketë kontakte
“Kanë marrë jetën një të riu që i kishte ardhur nga Belgjika 4 ditë para ngjarjes, te familja e të atit. Babai i tij është në burg, e ëma është jashtë Shqipërie dhe ka krijuar familje të re. Ka ardhur pas festave dhe pozicioni ku ka ndodhi ngjarja, mënyra etj, ka elementë që autori duke mos qenë vlonjat nuk e ka njohur viktimën dhe ka pasur si synim xhaxhain e tij.
Nga të dhënat që ka deri tani, xhaxhai i viktimës Benardi dy muajt e fundit ka qenë prezent në Vlorë, dhe kjo ka vënë në alarm palën tjetër. Ajo ishte shtëpia e të dy vëllezërve. Para dy vitesh është hedhur në erë automjeti i familjes, që lëvizte nëna e tyre. Është godinë trekatëshe, makinës i është vendosur eksploziv, për t’i riaktivikuar hetimet por nuk u gjetën autorët. Ajo ngjarje u kujtua tani. Nuk ka qenë atentat, por ka qenë kërcënim.
Sokol Sinemati është ekstraduar për herë të dytë nga Belgjika, për herë të parë nga Italia. Kur hyn në betejë synon që kundërshtarin ta dobësosh. Edhe Sokoli edhe Benardi kanë qenë të arrestuar. Benardi paraqet rrezik sepse Sokoli është në burg dhe mund të ketë kontakte”, tha Hoxha.
-
-
E rëndë në Greqi, nëna dhunon për vdekje foshnjën 6 muajshe
9 Janar, 16:07

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128