Vrasja e Pjetër Kazës në Lezhë, gazetarët: Gjakmarrja nuk merret seriozisht nga shteti dhe shoqëria

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u trajtua rikthimi i fenomenit të gjakmarrjes jo vetëm në veri të vendit. Duke analizuar vrasjen e Pjetër Kazës dy ditë më parë në një fshat të Lezhës, Klodiana Lala u shpreh se fenomeni i gjakmarrjes, mbetet plagë e hapur në shoqërinë shqiptare, sidomos në veri të vendit.
Ndërsa gazetarët Sokol Bregu dhe Xhevahir Zhabina thanë se shteti nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë përballë gjakmarrjes.
Klodiana Lala: Ardjan Nikulaj dyshohet se u vra për gjakmarrje. Kemi patur një 17-vjeçar që i ishte vrarë babai kur ishte 2 vjeç dhe pastaj opinioni ja bënte me gisht pse nuk merr hak dhe vrau në një moshë shumë të papjekur.
Rasti i Pjetër Kazës është tronditës, sepse ka nisur në ‘94. Vëllai i tij ishte shef i krimeve. Në Mirditë në një përplasje qëllohet për vdekje. Pala kundërshtare u vranë 3 vite më vonë nga vëllai i Ndue Kazës dhe Pjetër Kazës. Autori Martin Kaza u arrestua në Britani shumë vite më parë.
Ndërkohë që ekstradohet, në vitin 2024 vritet vëllai tjetër Augustini në Belgjikë.
Dyshoj se e ka ngjitur fakti që gjykata, pas shumë makinacioneve, dënohet më pak se 14 vite burg për dy vrasje.
Duket sikur ky dënim i lehtë ka nxitur përplasjet dhe problematikat mes familjeve. Dyshimet se u vra për motive gjakmarrje. U vra në oborrin e banesës.
I shpallur në kërkim është vëllai i Dod dhe Augustin Gjinit. Nuk e di sa prova ka për ta lidhur me ngjarjen.
Fenomeni i gjakmarrjes, mbetet plagë e hapur në shoqërinë shqiptare, sidomos në veri të vendit.
Sokol Bregu: Ajo që më bëri përshtypje se u aktivizua si gjakmarrje pas 27 viteve. Në Lezhë dhe Mirditë janë një sinjal që nuk kanë parandalim, shteti nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë, Nëse kjemi një rast të zgjidhjeve të konflikteve me armë, është rasti i Nikulajt, por ai u transmetua si vrasje politike, prandaj vajtën resurset e policisë për ta zgjidhur. Brenda atij viti u vranë dy persona të tjerë dhe nuk u gjet autori.
Pra policia nuk i vendos resurset në gjetjen e rasteve.
Xhevahir Zhabina: Cilido të ishte vendimi i gjykatës nuk mendoj se do ta ndalonte fenomenin e gjakmarrjes. Nuk merret seriozisht nga gjykatat, shteti, policia, por as nga shoqëria. Në fund përdorin të gjithë atë termin “gjaku nuk falet”. Duhet strategji tjetër për ta luftuar si fenomen.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





