Vrasja me 14 plumba e Klevis Kapllanit/ Erion Alibej në gjyq: Punonte si shofer i Nuredinit me rrogë mujore!

17 Qershor 2025, 12:26 / AKTUALITET ALFA PRESS
Vrasja me 14 plumba e Klevis Kapllanit/ Erion Alibej në gjyq: Punonte si

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka treguar sot në seancën gjyqësore detaje nga vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij më 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Alibej tha se ai ka qenë ndër të parët që është njoftuar për vrasjen e Kapllanit.

Ai tha se Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore, i punësuar nga Nuredin Dumani.

Sipas Alibejt makina që përdorte Kapllani ishte një Audi A6, model i vjetër.

Më tej ai tha se Kapllani u gjet i ekzekutuar nga çunat e Fushë Krujës.

Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Vetem kur u vra Kapllani, ne e kemi marrë vesh të parët. Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Nuredinit, që ai të mos përdorte taksi. Ishte një Audi A6, model i vjetër. Çunat e Fushë Krujës e kanë gjetur të ekzekutuar. Si fytyra, çunat e Fushë Krujës nuk i kam parë. Në sky kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin”, tha i penduari i drejtësië në gjyq.

Po ndodh...