Vrasja që tronditi kryeqytetin, publikohen FOTO nga sherri mes dy vëllezërve Muskurti

Disa ditë më parë, Tirana u trondit nga një vrasje e dyfishtë, pasi Arsen Muskurti, vrau me armë vëllain dhe gruan e tij.
Çifti Muskurti u vra brenda një agjensie turistike, që e menaxhonin të dy.
Autori i vrasjes së dyfishtë Arsen Muskurti, u arrestua pak orë më vonë dhe e pranoi krimin.
Gjithashtu, ai nuk u shfaq aspak i penduar në Gjykatë.
Ndërsa JOQ ka publikuar disa pamje nga një sherr mes Arsenit dhe Dritanit në një nga bizneset e autorit të ngjarjes.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, Dritani(viktima) ka dashur të sulmojë me grushta Arsenin, por që mbahet nga dy persona, një burrë dhe një grua, ndërsa një grua tjetër qëndron në këmbë.
Ndërkohë në një plan tjetër evidentohet se Dritani i ka shkuar shumë afër Arsenit në tavolinën e tij të punës.




Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
