Vrau bashkatdhetarin në Itali, dënohet me 17 vjet burg i riu shqiptar

21 Nëntor 2023, 14:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau bashkatdhetarin në Itali, dënohet me 17 vjet burg i riu shqiptar

Është dënuar me 17 vjet e 4 muaj burg 34-vjeçari shqiptar, Emanuel Rroku, i cili akuzohet se vrau bashkëatdhetarin e tij në Itali.

Për Rrokun ishte kërkuar burg i përjetshëm por nga gjyqtarja Rossella Ferrrazzi e uli dënimin me një të tretën, shkruajnë mediat italiane.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 shtatorit në vitin 2022, kur Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me Rigelsin.

Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën disa persona, përfshirë këtu një djalë 20 vjeçar.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit ka goditur bashkëatdhetarin në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të dhunës që ka pësuar atë mbrëmje.

Po ndodh...