Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, si nisën konfliktet mes çiftit dhe familjarëve të gruas

30 Gusht 2022, 09:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, si nisën konfliktet mes çiftit

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, në fshatin Grykë Zezë, ku babë e bir, Pjeter dhe Gent Perjaku janë vrarë në banesën e tyre nga ish-dhëndri.

Besnik Pjetri është autori i krimit të dyfishtë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur pas divorcit që ky i fundit ka marrë nga bashkëshortja.

Autori kishte dy fëmijë nga martesa me vajzën e viktimës, ndërsa jetonin më herët në Itali. Ata thuhet se vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, për çështje ekonomike. Ndërkohë viktimat sapo ishin kthyer nga Italia në banesën e tyre në Lezhë.

Sipas policisë autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

Po ndodh...