Kapja e ish-efektivit me kokainë, policia u vihet pas shokëve

30 Gusht 2022, 09:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kapja e ish-efektivit me kokainë, policia u vihet pas shokëve

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-policit në Kuçovë në kuadër të operacionit të koduar “Measure”.

Ai u arrestua me 33 doza kokaine, vaj hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular. Fillimisht 60-vjeçari u kontrollua fizikisht. Më pas në banesë iu gjet droga.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tij dhe identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.      

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Po ndodh...