Publikimi i videove nga festat e shfrenuara, Sanna Marin shpërthen në lot: Edhe unë jam njeri!

24 Gusht 2022, 16:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Publikimi i videove nga festat e shfrenuara, Sanna Marin shpërthen në

Pamjet ku kryeministrja finlandeze Sanna Marin po festonte e shfrenuar miqtë e saj tashmë janë bërë virale dhe janë vendosur në qëndër të vëmëndjes.

Këto video nuk është se përmbajnë diçka të jashtëzakonshme por duke qene në një post të tillë ato u gjykuan nga shumica e njerëvzve.

Kryeministres iu kërkua të bënte dhe një test droge pas publikimit të këtyre pamjeve, test i cili rezultoi negativ.

Por gjatë një fjalimit të fundit ku Marin po fliste për ngjarjet ajo nuk arriti të mbante lotët.

 'Kjo javë e kaluar nuk ka qenë e lehtë në jetën time. Ka qenë shumë e vështirë të jem i sinqertë.Dua të besoj se njerëzit do të shikojnë atë që bëjmë në punë, jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë" u shpreh Marin teksa nuk arriti të mbante lotët gjatë fjalimit të saj, por që në atë moment erdhën duartrokitje nga publiku.

 'Edhe unë jam njeri' vazhdoi fjalën e saj të  përlotur, kryeministrja duke shtuar:  “Ndonjëherë më mungon argëtimi dhe gëzimi në mes të këtyre reve të errëta. Të gjitha fotot dhe videot e deri tanishme në shtyp janë jeta ime private dhe personale’ duke theksuar se nuk i lë pas dore detyrat.

Po ndodh...