Vrau me thikë 15-vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq një të mitur, pasi goditi për vdekje me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq të miturin në konflikt me ligjin, shtetasin K.K për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79, gërma “a” e Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të procedimit penal nr.1538, të vitit 2024, u arrit të provohet se, në datën 14.10.2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, rruga “Ing.Gjovalin Gjadri”, të qytetit të Shkodrës, i mituri në konflikt me ligjin K.K, pas një konflikti për motive të dobëta me të miturin E.Gj, e ka qëlluar këtë të fundit me një send prerës shpues, thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128