Vret veten ish-bashkëshorti që qëlloi për vdekje gruan e tij, Klodiana Vefën

30 Shtator 2023, 08:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vret veten ish-bashkëshorti që qëlloi për vdekje gruan e
Është gjetur i vdekur Alfred Vefa, ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë mbrëmjen e së enjtes së 28 shtatorit në Castelfiorentino, në provincën e Firences. Vefa, i dyshuar për vrasjen dhe i kërkuar prej dy ditësh nga policia, u gjet në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa.

Sipas policisë, ai ka vrarë veten duke qëlluar me armën e përdorur për të vrarë edhe gruan e tij.

Kërkimet për të gjetur burrin kishin vazhduar prej dy ditësh. Klodiana u qëllua nga afër në rrugën në Castelfiorentino, jo shumë larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj dhe të cilën ajo e kishte ndarë edhe me ish-bashkëshortin pavarësisht ndarjes dhe divorcit.

Alfredi, një murator me kombësi shqiptare si viktima, u dyshua menjëherë për krimin. Ai u bë menjëherë i pagjurmueshëm: për karabinierët, që po kryenin hetimet e koordinuara nga prokurorja Ornella Galeotti.

Ai ishte arratisur me Golfin e tij gri, pa para dhe dokumente, por ndoshta me armën me të cilën ka qëlluar Klodianën.

Telefoni i tij ishte fikur që nga ora 19:05 e së enjtes në mbrëmje, pothuajse gjysmë ore para vrasjes.

Po ndodh...