Wisner: Korrupsioni dhe krimi po minojnë demokracinë, po pengojnë ekonominë dhe po largojnë të rinjtë

11 Dhjetor 2023, 11:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Wisner: Korrupsioni dhe krimi po minojnë demokracinë, po pengojnë
I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner thekson rëndësinë e mbështetjes së SHBA-ve për avancimin e proceseve integruese në vend. Përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në rrjetin “X”, Wisner thekson gjithashtu se duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar pasi këto fenomene po largojnë të rinjtë, po frenojnë investimet e huaja dhe po minojnë demokracinë. 

Shqipëria është një aleat i NATO-s, një mik dhe një partner i Shteteve të Bashkuara. Ne duam të mbështesim çdo përpjekje për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE dhe trajektoren transatlantike. Kjo përfshin mbështetjen tonë për reformën në drejtësi. Kemi mbi projekte të 40 financuara nga SHBA në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Është një çështje e sigurisë kombëtare për ju dhe për ne. Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë zhvillimin ekonomik, trembin investimet e huaja, minojnë demokracinë dhe largojnë njerëz të rinj, ambiciozë në vendet e tjera për mundësi”,nënvizon i Ngarkuari me Punë David Wisner.