Yuri Kim tregon çfarë i pëlqen në Shqipëri: Më pëlqejnë vallet popullore dhe të konsumoj raki

19 Tetor 2022, 11:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Yuri Kim tregon çfarë i pëlqen në Shqipëri: Më

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka treguar se çfarë i pëlqen në vendin tonë. Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shkruan se veçanërisht pëlqen këngët dhe vallet popullore shqiptare.

Madje ajo shton se gjatë udhëtimeve të saj në qytetet e Shqipërisë, i pëlqen që me miqtë të konsumojë kafe ose raki.

Më lejoni të konfirmoj “lajmin”: Në të vërtetë më pëlqejnë shumë këngët dhe vallet popullore shqiptare. Më pëlqej të konsumoj raki ose kafe me miqtë e mi kudo që shkoj në Shqipëri dhe më pëlqen Shkodra e shumë vende të tjera në tokën e shqiponjave”, shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video, ku ambasadorja Yuri Kim shihej teksa po shijonte muzikën live me miqtë e saj në qytetin e Shkodrës.

 

Po ndodh...