'Zbërthehet' Halili: Alibej na dha 5 mijë euro, donte të vriste Ramazanin se ishte vëzhguesi në masakrën e Bradasheshit

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka sqaruar se emri i Euglen Halilit është i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Pasi u shoqërua në polici, Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kanë marrë nga Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se u duheshin para për të jetuar.
Sipas tij, Alibej e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin. Bashkëpunëtori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin.
Gjatë kohës së vëzhgimit të lëvizjeve të Ramazanit ai u kishte dhënë edhe shuma të tjera parash. Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimin ishte kontaktuar Nuredin Dumani. Sipas Halilit, Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin.
'Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si "masakra e badasheshit"'- mësohet të ketë thënë ai.
Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhulianon.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
