'Zbërtheu' 6 vrasjet e grupit të Laert Haxhisë, avokatët refuzojnë mbrojtjen e të penduarit të Drejtësisë
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka mbetur pa mbrojtje, pasi avokatët që kontaktohen, nuk duan ta përfaqësojnë. Edhe në seancën e vlerësimit të masës së arrestit të tij ai u mbrojt nga Avokat kryesisht i caktuar nga Gjykata.
Tafani i cili është bërë i penduari i Drejtësisë, pjesë e Bandës së Laert Haxhiut, zbardhi disa krime të kësaj bande, që së fundmi kishte vënë në shënjestër dhe njerëz të drejtësisë.
Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128