Zbulohen detajet pas arrestimit të Safet Bajrit, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilalin për vrasjen e bujshme

21 Shkurt 2025, 13:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohen detajet pas arrestimit të Safet Bajrit, dyshohet se

Të tjera detaje zbulohen pas arrestimit të Safet Bajrit këtë të premte.

Burime pranë SPAK kanë komunikuar se Bajri është arrestuar me urdhër të GJKKO dhe se ndaj tij ka masë arresti.

Dyshohet se Safet Bajri bashkëpunoi me Asmer Bilalin për të vrarë Fatbardh Licin, ngjarje e ndodhur në 2018, dhe masa është për këtë ngjarje.

Po ashtu burimet  bëjnë me dije se me Bajrin dhe Bilalin ka bashkëpunuar edhe një person i tretë.



Po ndodh...