Zbulohen emrat, ja cilët janë punonjësit e policisë të pezulluar nga AMP

3 Korrik 2024, 17:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohen emrat, ja cilët janë punonjësit e policisë të

Pasi Prokuroria e Korçës, ka kërkuar pezullimin nga detyra 19 punonjës të policisë si dhe detyrimin për t’u paraqitur para policisë gjyqësore ndaj dy shtetasve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar ketë urdhër.

Nga hetimet ka rezultuar punonjësit policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.

Po ashtu është provuar se ga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

Punonjësit e policisë të pezulluar nga AMP:

1.Behar Tafa

2.Arben Joco

3.Andon Marko

4.Shpëtim Ahmetaj

5.Eranda Murataj

6.Inspektor Edi Spaho

7.Inspektor Sandril Hyska

8.Inspektor Andi Ibro

9.Inspektor Endri Duro

10.Inspektor Markeljan Murati

11.Inspektor Adi Bregu

12.Inspektor Denjon Myteberi

13.Inspektor Edison Mielli

14.Inspektor Gerdi Haxhija

15.Inspektor Ledion Xhafi

16.Inspektor Veladin Azisllari

17.Inspektor Fisnik Mahmutllari

18.Inspektor Denis Agolli

19.Inspektor Ana Ismaili (Debrova)

 

Po ndodh...

ide