Zgjerohet harta e zonave të prekura nga murtaja e bagëtive, identifikohen 7 ferma me sëmundjen
Zgjerohet harta e zonave të prekura nga murtaja e bagëtive në vendin tonë.
Deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi krerët e të cilave po asgjësohen sipas protokolleve strikte veterinare, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
AKVMB bën thirrje urgjente për bashkëpunim të plotë nga fermerët!
Mos lëvizni kafshët!
Mos kryeni shit-blerje nga ferma të tjera!
Respektoni masat e biosigurisë në fermë!
Ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë.
Veterinerët tanë janë në terren, në gatishmëri të plotë dhe përkrah fermerëve për:
Marrjen e mostrave për analizë
Monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore
Informimin dhe ndërgjegjësimin e fermerëve mbi shenjat klinike të PPR-së (temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, diarre, vështirësi në frymëmarrje, ulje të oreksit)
Të gjithë së bashku, me kujdes dhe përgjegjësi, mund të ndalojmë përhapjen e PPR-së dhe të mbrojmë blegtorinë shqiptare!
Për çdo dyshim, kontaktoni menjëherë:
– Numri i gjelbër 0800 3366
– Veterinerin e zonës
– Drejtorinë Rajonale të AKVMB-së
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
