Zhdukja e shqiptares në Francë, flet e ëma: Pashë videot si e rrihnin në shkollë, tmerr!

18 Mars 2025, 15:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhdukja e shqiptares në Francë, flet e ëma: Pashë videot si

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasburg ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje.

Sipas familjarëve, ajo ishte përballur me dhunë dhe bullizim nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë.

Në një lidhje me skype me emisionin “Shqipëria Live”, nëna e adoleshentes tregoi se vajza e saj është bullizuar e rrahur, rastet janë denoncuar në polici por autoritetet nuk kanë reaguar.

Është shumë e rënduar psikologjiksht. Më kohën dhe pak durim besoj do tja dalim. Nuk e di se pse shkaktohen bullizmit. Janë grup goxha i madh dhe e detyrojnë, kundër vullnetit të saj. Mendoj se është çështje xhelozie dhe janë fëmijë të çnjerëzuar. Fatkeqësisht si këto raste has shumë në Francë. Kur shkoj në polici, e neglizhojnë shumë. Rastet neglizhohen shumë kur jemi të huaj.

Një francez trajtohet ndryshe. E them me plotë bindje që siguria e fëmijët e komuniteteve tona nn Francë është zero. E them bindshëm, ka racizëm. Te video nuk besoj ka francez. Vajza të gjitha këto i ka mbajtur të fshehta, është munduar ta menaxhojë situatën ashtu siç di. Pas u zhduk, më treguan se çfarë i bëhej vajzës, ishte tmerr për mua, aty thash ‘stop’. Më kanë kërcënuar pse e kam shfaq atë vajzën, është shumë delikate rasti. Kur dje shkova në polici, më thanë pse e kontaktuar Ambasadën e Shqipërisë. Kur ua tregova videon më thanë ‘po rrihen se janë fëmijë’, hajde denoncoje një ditë tjetër më thanë“-u shpreh ajo.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128