Zjarr në një apartament në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit

21 Mars 2025, 16:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, evakuohen

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme (21 mars) në një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt në kondicioner.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë  evakuimin  e banorëve të pallatit.

Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë përkohësisht, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll. Hetimet për shkaqet e plota të incidentit vijojnë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128