
Zjarr në një banesë në Berat! Flakët filluan në katin e parë, dyshohet nga një shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Zjarri ka rënë në një banesë dy katëshe dhe në momentin e flakëve nuk ka pasur asnjë familjar brenda. Flakët e zjarrit janë parë nga banorët ,të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse me tre mjete të fikjes së zjarrit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe fikja e zjarrit.
Zjarri, i cili kishte filluar në katin e parë të godinës dhe që më pas u përhap me shpejtësi, mendohet se është shkaktuar nga rryma elektrike.
Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, ka pasur dëme të shumta materiale, ndërkohë që e gjithë ndërtesa vijon të jetë nën pushtetin e tymit.
Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë person të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka pasur asnjë familjar.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128