Zjarri në Dropull/ Flakët po u afrohen banesave, kaos në aksin Gjirokastër – Kakavijë
9 Korrik 2024, 15:07 / AKTUALITET

Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh Bashkia Dropull. Flakët po u afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër -Kakavijë.
Radhë automjetesh në të dy anët e rrugës në pritje për t’u qartësuar pamja si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banoreve të Grapshit. Priten të vijnë forcat e shërbimit të FNSh dhe nga Fieri. Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

