Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Tre vatra zjarri u raportuan pasditen e sotme në zonën e Fushë-Arrëzit, qarku i Shkodrës. Pas dy të parave në Njësinë Blerim, është shfaqur një tjetër vatër zjarri pasdite vonë në pyjet pranë fshatit Kryezi, Njësia Qada e Malit, që kërcënon edhe banorët sipas autoriteteve vendore.
Vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Ndërhyrja nga toka cilësohet tepër e vështirë pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Kreu i Pyjores, Artmir Doda, u shpreh se situata është e vështirë dhe kërkoi ndihmën e Ushtrisë dhe banorëve. Ai tha se janë 3 vatra aktive që po djegin sipërfaqe me bimësi, pyje e kryesisht pisha.
“Zjarri në Kryezi favorizohet nga era dhe rrezikon banesat, kërkojmë ndihmë për të shuar flakët dhe shpëtuar jetët. Dyshojmë se është zjarr i qëllimshëm”, tha ai.
Kreu i Emergjencave të Fushë Arrëzit, tha se në fshatin Kryezi, vatra e zjarrit është e fuqishme dhe rrezikon jetët e banorëve. Ai apeloi për ndihmë nga ajri.
“Siç e shikoni, flakët janë jashtë kontrollit dhe nga toka nuk veprohet dot. Duhet ndërhyrje nga ajri, shpresojmë të vijë dhe të shpëtojmë njerëzit”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

