
Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrin që ra pak javë më parë në urgjencën e QSUT. Hetimet janë regjistruar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Lidhur me hetimin në fjalë, mësohet se nuk ka persona 'nën hetim' ndërsa Prokuroria ka urdhëruar administrimin e provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit.
Pjesë nga njoftimi:
Zjarri në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, Prokuroria Tiranë regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.
Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.
Sipas akt-ekspertizës të dalë dy ditë më parë, ngjarja ka qenë aksidentale si pasojë e një keq funksionimi të baterive. QSUT njoftoi më herët se për shkak të zjarrit, shërbimi i urgjencës polivalente vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”. Qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit vijojnë të marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128