Zyrtarja e bashkisë Bulqizë mohon akuzat: Ika nga posti i nënkryetares, nuk përballoja dot volumin e punës!
18 Mars 2023, 16:31 / AKTUALITET

Një nga zyrtaret e arrestuara në bashkinë e Bulqizës, për abuzimet me tenderat është dhe Enkelejda Lleshi.
Kjo e fundit tha para togave të zeza sot se nuk ishte më nënkryetare e kësaj bashkie, por kishte dhënë dorëheqje dhe aktualisht punonte në drejtori në këtë institucion. “Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi, duke mohuar kështu akuzat se ka lidhje me abuzimet me tenderat, ku pas hekurave u vu dhe kryebashkiaku Lefter Alla. Pavarësisht deklaratave të saj, Lleshi është lënë në masën ‘arrest me burg'.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

