Alarm për Europën/ Ekspertët: Sipërfaqet e djegura nga zjarret mund të rriten me 39%

Zjarret pyjore pritet të prekin 39% më shumë territor në Europë deri në fund të këtij shekulli, edhe në skenarin më optimist për kufizimin e ngrohjes globale, sipas një studimi të fundit.
Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme, thatësira dhe erërat e forta do të krijojnë kushte gjithnjë e më të favorshme për përhapjen e zjarreve. Në skenarin më pesimist, ku ngrohja globale arrin 3.6°C mbi nivelet paraindustriale, sipërfaqja e djegur në Europë mund të pothuajse trefishohet.
Studimi thekson se investimet në menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve mund ta ulin këtë rritje me më shumë se 70%, por nuk do të jenë të mjaftueshme për ta eliminuar problemin.
“Menaxhimi i zjarreve nuk mund të zëvendësojë masat për frenimin e ndryshimeve klimatike”, tha Maik Billing, studiues në Institutin e Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik dhe autori kryesor i studimit.
Paralajmërimi vjen në një sezon veçanërisht të vështirë për Europën. Zjarre të mëdha kanë përfshirë vende si Britania e Madhe, Belgjika dhe Gjermania, ndërsa më herët Franca, Spanja, Italia, Kroacia dhe Greqia u përballën me vatra të fuqishme.
Sipas të dhënave të Shërbimit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, deri tani në Bashkimin Europian janë djegur më shumë se 600 mijë hektarë, duke e bërë këtë sezon pritet të jetë ndër më të rëndët e regjistruar./tema
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128