Atentati ndaj Tanit të Ruzhdiut në Sarandë, 13 gëzhoja 9 mm në vendngjarje, policia merr në pyetje 20 persona

Detaje të reja kanë dalë rreth vrasjes së Artan Murtajt në Sarandë, i cili njihej ndryshe edhe si “Tani Ruzhdiut”.
Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona qe ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.
Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen, ndërsa të tjera ende nuk janë aksesuar.
Ndërkohë kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës ku janë ngritur postblloqe kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.
Deri tani nuk ka ende një pistë të konfirmuar për motivin e vrasjes.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128