Kaney West nuk kalon në ‘Kushtetuese’, gjykata nuk e pranon kërkesën e ‘Shqipëria Bëhet’

21 September 2026, 08:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata Kushtetuese nuk e ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e Partisë “Shqipëria Bëhet” për pezullimin dhe shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 6 korrik 2026, që lidhet me financimin e organizimit të aktivitetit kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, për koncertin e Kanye West në Tiranë.

Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, vendimi për moskalimin e çështjes në seancë plenare mban datën 18 shtator 2026.

Partia “Shqipëria Bëhet” kishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Aktit Normativ nr. 3, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata.

Në kërkesën e saj, partia kishte kërkuar edhe shfuqizimin e aktit normativ, me argumentin se ai është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Dokumenti kërkonte gjithashtu që, nëse brenda afatit 45-ditor të përcaktuar nga neni 101 i Kushtetutës akti do të miratohej nga Parlamenti, Gjykata Kushtetuese të shqyrtonte edhe shfuqizimin e ligjit të miratuar, në rast se do të vlerësohej antikushtetues.

Çështja ishte regjistruar në Gjykatën Kushtetuese më 13 korrik 2026, ndërsa dokumenti i Gjykatës shënon 18 shtatorin si datën kur kërkesa nuk u kalua për shqyrtim në seancë plenare.

Po ndodh...

ide