Autoritetet greke kontrollojnë kasafortën e Mazonakis, çfarë u zbulua brenda saj
Kasaforta e këngëtarit grek George Mazonakis u hap nga autoritetet pas vdekjes së tij të papritur. Ajo që ka ‘çuditur’ autoritetet është së kasaforta ishte plotësisht bosh dhe nuk përmbante as para dhe as dokumente.
“Unë kisha thënë se ishte një akt procedural i panevojshëm, por megjithatë ne nuk ishim kundër procedurës që po kryhej për t’i dhënë fund gjithë kësaj absurditeti”, tha avokati i George Mazonakis.
Autoritetet kërkuan hapjen e kasafortës në rast se brenda saj kishte ndonjë shënim të shkruar me dorë që mund të jepte përgjigje ose të hidhte dritë mbi aspekte të panjohura të vdekjes së tij. Në të njëjtën kohë, ata donin të kërkonin çdo dokument mjekësor që mund të rezultonte vendimtar për hetimin.
Kasaforta ishte ndër sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve policore në shtëpinë e këngëtarit të famshëm. Ndër të tjera, u gjetën kompjuteri i tij dhe sende të tjera dixhitale, të cilat u dërguan për analizë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
