Bllokimi i pagave të magjistratëve/ SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto

18 September 2026, 09:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Bllokimi i pagave të magjistratëve/ SPAK merr në pyetje

SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Aktualisht Peto gjendet brenda në Prokurorinë e Posaçme, sepse i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave. Peto po pyetet si deklaruese.

Sipas procedimit numër 100, bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese.

 

Po ndodh...

ide