“Ai po shkakton vrasjet”, Ukraina hedh poshtë propozimin e Putinit për zonën tampon

Ukraina e kundërshton me forcë planin e udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, për të krijuar një zonë tampon në kufi. Me anë të një reagimi në X, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha ka vënë në dukje se: “Këto kërkesa të reja agresive janë një refuzim i qartë i përpjekjeve për paqe dhe tregojnë se Putini është dhe mbetet arsyeja e vetme për vrasjet e vazhdueshme”. Po ashtu Ministri i Jashtëm ukrainas, Sybiha, deklaroi se Putinit duhej t’i bëhej më shumë presion për t’i dhënë fund kësaj lufte. Zëdhënësi i ministrisë, vuri në dukje se Putini mund të krijojë zonën tampon në territorin e tij.
Pas vizitës në rajonin e Kurskut, i cili është kontrolluar pjesërisht nga trupat ukrainase për muaj të tërë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi krijimin e një zone tampon “përgjatë kufirit”. Vendimi për zonën e sigurisë është marrë, tha Putin në një takim qeveritar nëpërmjet një video. Ai fillimisht nuk tha se ku do të shtrihej saktësisht zona, sa e gjatë do të ishte ose sa thellë do të arrinte në Ukrainë. "Forcat tona të armatosura janë në proces të zgjidhjes së kësaj detyre, pikat e qitjes së armikut po shtypen në mënyrë aktive dhe puna është duke u zhvilluar," tha ai.
Putini shpalli rajonin e Kurskut të çliruar pas pushtimit të trupave ukrainase në gusht të vitit të kaluar. Në të kundërt, Ukraina e akuzoi Putinin si gënjshtar. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se trupat e tij ende mbajnë pozicione në rajonin e Kurskut dhe në rajonin fqinj të Belgorodit, shkruan A2 CNN.
Putini urdhëroi gjithashtu zhvillimin e menjëhershëm të një programi gjithëpërfshirës për të filluar rindërtimin e rajoneve kufitare të prekura nga luftimet. Përveç rajoneve Kursk dhe Belgorod, kjo përfshin edhe rajonin e Bryansk. Rajonet kufitare janë nën sulme pothuajse të përditshme nga pala ukrainase, e cila përdor kryesisht dronë.
Ndërkohë bëhet e ditur se sipas zyrtarëve rusë, aktualisht nuk ka plane që Presidenti Vladimir Putin të udhëtojë në Vatikan apo diku tjetër për bisedime mbi përfundimin e luftës kundër Ukrainës. Në vend të kësaj, ata u përqendruan në negociatat teknike që filluan javën e kaluar në Stamboll, sipas njerëzve të njohur me situatën. Kremlini pret që këto negociata të rifillojnë në Stamboll, tha një nga personat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


