Aksident i frikshëm/ Rrëzohet vinçi, një i vdekur, tre të plagosur në Florida

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një pjesë e një vinçi ra nga një ndërtesë në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida.
Punonjësit ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij u lirua, thanë zyrtarët. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se struktura e madhe metalike ra mbi një makinë që po kalonte në urë, duke shtypur pjesën e përparme të saj.
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë me pjesën e vinçit. Dy prej të plagosurve u dërguan në spital ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje. Zyrtarët thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale të së enjtes. Në një konferencë shtypi, zyrtarët thanë se një ekuipazh ndërtimi që punonte në një ndërtesë të lartë ishte në procesin e “shkallëzimit të vinçit” duke shtuar seksione në të për ta bërë atë më të lartë kur një platformë ra nga ndërtesa.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


