Ankth në Santorini! Tre tërmete të reja godasin ishullin brenda 10 minutave

Nje tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter është regjistruar në orën 22:00 nga rrjeti sizmologjik i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare, 20 km. SSE i Arkesinit, Amorgos. Brenda dhjetë minutave u regjistruan edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter.
Pasditen e kësaj të marte ndodhi tërmeti më i fortë që prej ditës së shtunë, kur ka nisur fenomeni, me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në jug-jugperëndim të Arkesinit dhe thellësi fokale 13.2 kilometra.
Lëkundjet sizmike ishin të forta, duke bërë që banorët e Amorgos të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe, duke marrë makinat e tyre, të lëviznin drejt maleve dhe pjesëve më malore të ishullit.
Shumë banorë ndodhen në port, duke vazhduar për të tretën ditë të braktisin Santorinin.
-
-
AlfaPena/ Poezi nga Octavio Paz: TË DUA
4 Shkurt, 22:08
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


