
Bisedimet me SHBA për marrëveshjen e mineraleve, zëdhënësi Ukrainas: Diskutimet vijojnë ende

Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, ka bërë me dije se ekipet ukrainase dhe amerikane po vazhdojnë dialogun e tyre për marrëveshjen dypalëshe për mineralet.
“Ukraina ishte gati për të nënshkruar marrëveshjen në Jeddah. Dëgjuam nga pala amerikane se ata dëshirojnë të kenë konsultime të mëtejshme”, tha ai gjatë një konference, duke iu referuar bisedimeve të 11 marsit.
Kujtojmë se Donald Trump deklaroi se Uashingtoni do të nënshkruajë një marrëveshje me Ukrainën për mineralet dhe burimet natyrore shumë shpejt.
Presidenti amerikan e bëri këtë koment pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të rritur prodhimin amerikan të mineraleve kritike.
“Një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi i një marrëveshjeje, shumë shpejt, në lidhje me tokat e rralla me Ukrainën që kanë vlerë të jashtëzakonshme”, tha Trump.
Duke iu referuar luftës dhe telefonatave me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy, Trump tha se “po ecim mirë me Ukrainën dhe Rusinë”.
“Ne do të donim të shihnim që lufta merr fund dhe mendoj se po ia dalim shumë mirë në këtë drejtim”, tha ai, ndërsa shtoi se beson se do arrihet një marrëveshje.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128