Botsvana “kërcënon” Gjermaninë: Do ju dërgojmë 20 mijë elefantë
Presidenti i shtetit të Botsvanës në Afrikë kërcënoi se do dërgojë 20 mijë elefantë në Gjermani pas një përplasje me Ministrinë e Mjedisit të vendit evropian.
Përplasja erdhi pasi Ministria e Mjedisit e Gjermanisë sugjeroi se duhet të ketë rregulla më strikte për të ruajtur këto kafshë.
Por presidenti i Botsvanës, Mokgweetsi Masisi tha për gazetën BILD se kjo gjë vetëm sa do e varfërojë vendin e tij.
Ai tha se numri i elefantëve në vend ka shpërthyer për shkak të rregullave të forta për mbrojtjen e tyre. Sipas tij, vetëm gjuetia e elefantëve do e mbajë situatën nën kontroll.
Në Botsvana janë më shumë se 130 mijë elefantë. Më herët, Botsvana dhuroi 8 mijë elefantë në Angola.
“Ne do donim të bënim një dhuratë të tillë edhe për Gjermaninë,” tha presidenti, duke shtuar se do sjellin 20 mijë elefantë për të jetuar lirshëm nëpër Gjermani.
Menjëherë pas kësaj oferte ‘bujare’, gazeta BILD ka publikuar një analizë se si mund të transportohen 20 mijë elefantët.
Ekspertët thonë se kafshët mund të sillen me avionë të posaçëm, pasi një gjë e tillë ka funksionuar në të shkuarën. Një mënyrë alternative transporti është edhe përmes anijeve kontejner.
Ndërkohë ekspertët e mjedisit thonë se kafshët mund të jetojnë në ferma të hapura në rrethinat e Berlinit.
“Në fund të fundit, këta janë elefantët tuaj, mund të bëni çfarë të doni me to,” thotë një ekspert i jetës së egër nga Botsvana.
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128