Britania dhe Gjermania nënshkruajnë një “pakt miqësie” për bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm

17 Korrik 2025, 18:33 / BOTA ALFA PRESS

Britania dhe Gjermania nënshkruajnë një “pakt

Britania e Madhe dhe Gjermania nënshkruan sot një “pakt miqësie”, i cili parashikon bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe luftës kundër migracionit të parregullt.

Marrëveshja u arrit me rastin e vizitës së parë zyrtare të kancelarit gjerman Friedrich Merz në Londër.

E quajtur “Traktati i Kensingtonit”, marrëveshja u vlerësua si “me rëndësi historike” nga kryeministri britanik Keir Starmer. Pas nënshkrimit në Muzeun Viktoria dhe Albert, Starmer priti kancelarin gjerman në rezidencën zyrtare të kryeministrit në Downing Street.

“Në një kohë pasigurie të madhe në botë, kjo marrëveshje thekson marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve tona”, deklaroi Starmer.

Nga ana e tij, kancelari Merz bëri të ditur se marrëveshja përfshin edhe lehtësime kufitare për nxënësit dhe studentët që marrin pjesë në programe shkëmbimesh.

“T’i japim mundësi brezit të ri të mësojë dhe të krijojë lidhje ndërkulturore është një themel i fortë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Britanisë”, theksoi ai.

Sipas deklaratave nga Downing Street, Londra dhe Berlini do të bashkëpunojnë gjithashtu për të rritur eksportet e armëve, përfshirë automjetet e blinduara Boxer dhe aeroplanët luftarakë Typhoon.

 

Po ndodh...