Deklarata ‘bombë’ e Macron: Trupat e NATO mund të futen në Ukrainë

27 Shkurt 2024, 09:31 / BOTA ALFA PRESS

Deklarata ‘bombë’ e Macron: Trupat e NATO mund të futen

Dërgimi i trupave perëndimore në terren në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet në të ardhmen. Kështu tha presidenti francez Emmanuel Macron të hënën në mbrëmje. “Një deklaratë jashtëzakonisht e saktë dhe jashtëzakonisht e rrallë, në Europë nuk ishte dëgjuar asnjëherë një fazë e tillë, as verbalisht”, tha të martën më 27 shkurt, Peer De Jong, nënkryetar i institutit Themiis, specialist në gjeopolitikë dhe ish-kolonel i trupat detare. “Një fjali tronditëse”, shtoi ai.

“Është një angazhim jashtëzakonisht i fortë dhe i adresuar qartë ndaj rusëve”, vazhdon të shpjegojë specialisti ushtarak. Kjo çështje e dërgimit të trupave tokësore është një nga opsionet. “Nëse të tjerët pohuan se nuk kishte konsensus për çështjen e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, presidenti francez vazhdoi të rikonfirmonte një formë vendosmërie në lidhje me ofensivën ruse”, nënvizon Peer De Jong.

“Sot, nuk ka fare plan për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, veçanërisht pasi 27 vendet duhet të bien dakord,” tha nënkryetari i institutit Themiis. Emmanuel Macron po përpiqet të pozicionohet në ballë të mbështetjes për Kievin. “Ne shohim se Franca po merr drejtimin e situatës, për të ofruar mbrojtje në Europë”, thotë specialisti. “Presidenti Macron padyshim dëshiron të shfaqet si një lloj organizatori në betejën antiMoskë, që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën”, përfundon ai./France Info 

 

Po ndodh...